Rreth Meje

Mirë se erdhët në këtë faqe.

Jam Eno Barjami,  Sipërmarrës, Trajnues & Këshillues i Çertifikuar për Zhvillimin Personal & Profesional.

Kam lindur në Janar të vitit 1985, në qytetin e Tepelenës.

Jam specializuar për ‘Praktika Trajnuese Menaxhimi (Coaching Management)’ nga University of California, Davis-SH.B.A si dhe për ‘Menaxhim Strategjik’ pranë International Busniess Management Institute – Berlin, Gjermani dhe së fundmi i Akredituar si Trajnues në Psikologji të Aplikuar Pozitive (Life Coach) sipas çertifikimit ‘CPD’ (https://cpduk.co.uk/) për çdo vend të botës.

Karrierën profesionale e kam nisur që prej vitit 2003, kryesisht në sektorin e Media-Komunikimit dhe Marketingut, nga ku më janë ofruar disa përvoja të ndryshme si : Pedagog në Arte dhe Dizajn, Drejtues Kreativ, Skenarist, Ilustrues, Konsulent Artistik, Dizajner dhe Menaxher Projektesh.

Prej vitit 2010 drejtoj një Agjenci Kreative për Dizajn & Reklamim e cila operon në rritje, brenda dhe jashtë vendit, si dhe një Qendër Trajnimi për kurse në Arte & Dizajn, Teknologji, Marketing, Menaxhim & Psikologji e Aplikuar.

Kjo përvojë profesionale, së bashku me mjaft  studime dhe angazhime në fushat e Menaxhimit dhe Zhvillimit Personal & Profesional më kanë dhënë mundësinë që të zgjerohem në sipërmarrje të reja edhe jashtë vendit, duke perfeksionuar më tepër ‘artin e menaxhimit’ si dhe zgjerimin e kërkimeve shkencore për zhvillimin e potencialit Fizik, Mendor, Social dhe Shiprtëror tek çdo individ.

Tashmë, falë këtyre arritjeve, kam fituar  shumë më tepër kohë për veten dhe për familjen time, si dhe më është shtuar dëshira për të ndimuar ata individë të cilët, sikurse unë deri dje, mundohen  dhe përpiqen në përditshmërine e tyre që të rrisin mirëqënien, përmirësojnë shëndetin dhe të sigurojnë të ardhmen.

Vendosa që të hap këtë faqe, me shpresën që dikush i cili ka nevojë, të investojë diçka të vlefshme te vetja, e cila mund ti sjellë rezultate të reja në profesion dhe në jetë, pa shumë mund, dhe në një kohë më të shpejtë.

Uroj gjithashtu që  artikujt  në këtë faqe t’ju qartësojnë objektivat dhe t’ju orientojnë drejt një zhvillimi real dhe të ndershëm në punën dhe në jetën tuaj.

                                     Ju uroj Suksese!