ARTIKUJ

KURSIMET SI STIL JETESE

Related image

Ndër disa të rinj të punësuar në ditët e sotme ndodh rëndom që të shfaqen ankesa në lidhje me rrogat që ata marrin, madje shpeshherë konsiderohen si rroga të ulëta edhe ato shifra të cilat qëndrojne mbi nivelin mesatar të pagesave mujore, si përshembull shifra 40.000 lekë, madje ndonjëhere përfliten si të pamjaftueshme edhe rrogat më te larta se kaq!
Në fakt, nisur nga një gjykim i ftohtë dhe objektiv, një rrogë ‘mbi mesataren’ mund të quhet ‘realisht e ulët’ vetëm kur tendenca kryesore e ‘rrogëtarit’ është që ta shpenzoje atë, në vend që ta kurseje atë! Continue reading “KURSIMET SI STIL JETESE”

PËRDORIM VETËM 10% TË TRURIT?.. JA FAKTET E VËRTETA!

Prej një kohe shumë të gjatë, në shoqerinë mbarë botërore ka qarkulluar teoria se  nejrëzit arrijnë të përdorin (në rastin ideal) deri në vetëm 10% të kapacitetit të plotë të trurit. Madje ky 10% vazhdon ende të konsiderohet nga shumica si një ‘rekord’ që rrallë herë është arritur, me përjashtim të disa personave me inteligjencë të veçantë.

Image result for 10% brain

Por, në fakt, shkenca bashkëkohore na trgon fakte tejet interesante se për një kohë kaq të gjatë nuk paskemi pasur ploteisht të drejtë! Continue reading “PËRDORIM VETËM 10% TË TRURIT?.. JA FAKTET E VËRTETA!”

ARMIKU NR.1 I KRIJIMTARISË.

Shumë e ngaterrojnë me stresin, por jo…

Faktikisht, stresi vazhdon të jetë fenomeni  më i përfolur dhe më i përhapur, por ‘armiku kryesor’ i krijimtarisë  është pikërisht ajo gjëndje që na kap sa herë  gjendemi  të boshatisur…Të paqartë …Të shqetësuar…Të bllokuar…Pa orientim…Pa qëllim… Pa ide.

Kjo gjëndje quhet ‘M-Ë-R-Z-I’.  (*ndërkombetarisht haset me termat: boredom, annoyance, frustration, upset.)Image result for bored Continue reading “ARMIKU NR.1 I KRIJIMTARISË.”

PSE PRIREMI TË MOS DIJMË?

Foto : ‘Mendimtari’ – Skulpturë nga Zhan August Roden. Burimi: Google.

Kur na ndodh që kuptojmë diçka, priremi që të mendojme se e dijmë.
Dhe kur mendojmë se dijmë diçka, ndodh që mendojmë se e njohim aq mjaftueshem  sa mund edhe të dijmë ta bëjmë.
Këtu mbyllen dhe ‘portat e dijes’. Portat që realisht do na çonin tek të diturit atë ‘diçka’.
Këtu e ndalojmë këtë mundësi të të provuarit dhe vijojme ‘të dimë’ gjërat e tjera të radhës me po të njëjtën prirje. Continue reading “PSE PRIREMI TË MOS DIJMË?”

BIZNESI SOT DUHET TË JETË ‘BRAND’!

Foto Ilustrative: Brand-et janë si miqtë që zgjedhim. Burimi: http://www.3monkeyszeno.com

Tregu gjysëm-tradicional shqiptar, gjatë kësaj dekade po modernizohet dukshëm dhe dukshëm shpejt!

Për bizneset shqiptare të cilat duan që të dallohen dhe të zhvillohen në tregun modern, përveç standartit dhe nivelit të shërbimit, ka një rregull nr.1 : Krijo një BRAND (Njohur edhe si një MARKË ose MARKË TREGTARE).  Continue reading “BIZNESI SOT DUHET TË JETË ‘BRAND’!”

VAJZAT HI-TECH & BARAZIA GJINORE

Fjalim motivues i mbajtur gjatë eventit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Fushat e Information-Communication-Technology, organizuar nga EESTEC LC – EU.Association në bashkëpunim me M&M Ivanaj Foundation Institute.

Vajzat Hi-Tech dhe barazia gjinore

Në karrierën time profesionale në fushën e dizajnit, komunikimit dhe marketingut, nga kontakti i përditshëm me tregun, me klientë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, kam arritur të kuptoj se vajzat profesioniste kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në tregun e sotëm. Ato, praktikisht, këtij tregu i kanë dhuruar më shumë ‘ngjyra’ dhe mjaft energji pozitive!

Pse e them këtë?

Continue reading “VAJZAT HI-TECH & BARAZIA GJINORE”

KOKËFORTËSIA -VS- ‘KNOW HOW’

Nëse kërkojmë në fjalor kuptimin e fjalës ‘kokëfortësi‘, një nga përkufizimet që do të gjejmë është : qëndrimi me këmbëngulje në mendimin vetjak, pa pasur të drejtë, pa pasur arsye dhe pa u bindur.

Padyshim, në biznes këmbëngulja është e dobishme për të zhbërë rezistencën që has përgjatë rrugës së arritjeve të ambicieve. Nga ana tjetër, ‘këmbëngulja me çdo kusht’ dhe ‘pa lëshuar pe’, që së bashku janë veçori të kokëfortësisë, në biznes sjellin humbje të dyfishtë.

Pse sjell humbje të dyfishtë? Sepse dëmton kokëfortin po aq sa edhe palën tjetër, duke shkatërruar marrëdhënien. Dhe pa marrëdhënie nuk ka biznes.

Foto Ilustrative: Sipërmarrësi mat fuqitë me Elefantin. Burimi: Google

Continue reading “KOKËFORTËSIA -VS- ‘KNOW HOW’”

ENERGJIA NEGATIVE PËR POZITIVITET & NIKOLA TESLA

Foto ilustruese: Portereti i Nikola Tesla-s dhe Elektriciteti Burimi: google.com

A ju ka ndodhur ndonjëherë që brenda një kohe të caktuar, relativisht të shkurtër, të keni ndjerë se keni pasur një luhatje te dukshme të humorit të përgjithshëm?

Për shembull, mund t’ju rastisë që çdo gjysmë orë që dikush t’ju pyeste sesi ndiheshit, ju t’i jepnit çdo herë një përgjigje të ndryshme: Ndihem mirë… Shumë mirë… Çka… Keq… Shumë keq… Nuk di se çfarë kam…

LaJmi i mirë për çdo njërin prej nesh, sipas studimeve shkencore, është se nuk kemi të bëjmë me luhatje të humorit të përgjithshëm.

Continue reading “ENERGJIA NEGATIVE PËR POZITIVITET & NIKOLA TESLA”

MENAXHIMI I STILIT ‘DE BIAZI’

Foto: Xhani De Biazi gjatë një ndeshjeje Burimi: www.sportsnet.ca

Pasi Ekipi Kombëtar Shqiptar i Futbollit u kualifikua për herë të parë në historinë e vet në Kampionatin Evropian të Futbollit, në atë të vitit 2016, një nga revistat më prestigjioze pranë institucionit të FIFA-s (Federatës Ndërkombëtare të Futbollit) i kushtoi një kryeartikull këtij lajmi të bujshëm, duke intervistuar trajnerin e asokohshëm Xhani De Biazi (Gianni De Biasi).

Pyetja më tërheqëse e kësaj interviste dhe që ngacmonte më shumë kureshtjen ishte:

Çfarë lloj teknike, taktike loje, formule në fushën e lojës apo strategjie loje kishte zbatuar De Biazi tek Ekipi Shqiptar për arritjen e këtij rezultati historik?

Për çudinë e të gjithë opinionit sportiv, trajneri De Biazi deklaroi prerazi: “Asnjë nga këto!”

Continue reading “MENAXHIMI I STILIT ‘DE BIAZI’”