2 KRITIKA DASHAMIRËSE DISA MEDIA-PORTALEVE

Dy fjale per Alketen e shumeperfolur dhe per disa media-portale te pa ndriçuara.

Qe media-portalet tona jane te ster-tepruara ne numer per nje treg kaq te vogel si Shqiperia, kjo dihet. Qe shumica prej tyre nuk kane nivel te larte profesionalizmi, formimi kulturor, etike komunikimi, deshire e fantazie per te krijuar nje programacion zhvillues dhe informues per publikun shqiptar, edhe kjo po konstatohet nga viti ne vit. Por qe disa prej tyre te arrijne deri sa te sulmojne nje grua dhe nene qe del ne TV-ne e 60.000.000 shikuesve, sikur te ishte “politikani i korruptuar dhe mafioz i radhes”, e ta tallin se pse ngaterroi nje folje ne italisht gjate prezantimit ne San Remo dhe ta pergojonin deri ne thashethemet me te uleta, e deri te relatat e saja personale me burrin e saj, etj, etj, as qe mund te imagjonohej as ne katundin me te humbur!

Pa dashur te futem ne analize te thelle te ketij handikapi mendor dhe kompleksi inferioriteti, te mbrapshte e te trasheguar te kesaj pjese, fatkeqesisht te dukshme te shoqerise tone, qe gezohet kur ti rrezohezh dhe trishtohet kur ti ben perpara, doja te ndaja vetem dy fjale (a ne daç keshilla) per keto mediat tona qe zgjedhin sharjet per lajm ne vend te vete lajmit per lajm, me shprese dhe deshiren e mire se mos ndoshta dikujt prej tyre nje dite do ja zere syri kete postim modest, e do ndikohet qe te reflektoje e te zgjedhe te punoje ne vendin e punes, ne vend qe te llomotise trillimet e radhes per te terhequr vemendje :

1. BENI NJE KERKIM PARA SE TE JEPNI OPINIONIN TUAJ.- Po te interesoheni (hyni ne internet dhe shkruani: www. google. com, pastaj jepini ‘Enter’), do zbuloni se kjo Alketa qe juve ju cudit se si ‘çau’ kaq shume dhe si i ‘kapi majat’, nuk e ka ‘peshqesh’ sanremon as prej burrit te saj, as prej lidhjeve te fshehta te Vera Grabockes, e as se fundmi prej Edi Rames qe i paska hedhur llaf italianeve andej matane, etj, apo te tjera intrigave te nendheshme sikurse shprehen disa nga ju.Alketa Vejsiu, qe ta dini ju eshte angazhuar qe prej vitit 1992 ne Radio Tirana, pastaj ne Radio Kontakt, e deri ne vitin 1997 ku pati suksesin e merituar ne Top Albania Radio pas 5 vitesh pune plot pasion. Ishte vetem 13 vjec!Ne moshen 17 vjecare pati pervojen e saj te pare si prezantuese ne nje shfaqe televizive.Me nje llogari te thjesht: Sot ajo eshte 37 vjecare -minus 17 = 20 vite eksperience pune!Pra, pervoja e saj profesionale ne TV, nese e krahasojme si formim shkollor, ne forme figurative, del 4 Universitete te nivelit bachelor dhe 4 diploma Master!Pra, sqenka aq e rastesishme!? Alketa, sot qe flasim, punon mesatarisht 12-14 ore ne dite.Pervec angazhimeve te saja si moderatore, producente dhe ne bizneset e saja private, por dhe krahas te qenurit nje nene, ajo ende vijon studimet dhe trajnimet per te zhvilluar aftesite e saja personale dhe profesionale.Alketa eshte nje nxenese e perjetshme. Ajo dukshem di te flase mire, por di edhe te degjoje po aq mire sa dhe flet…dhe ceshte me e rendesishmja, ajo di te kuptoje akoma dhe me mire, (ndryshe nga ju) se cfare kerkon nga jeta.

2. MESONI TE PUNONI PER TI SHERBYER AUDIENCES (interesa te gjera), JO VETEM PER LIDHJET TUAJA (interesa te ngushta).– Jo aq sa Alketa, pasi nuk besoj se do arrini ndonjehere te angazhoheni aq gjate ne punen tuaj, pasi kjo kerkon qe te dashuroni ate qe beni. Madje sbesoj se mund te arrini as qe te kuptoni se çkuptim ka kjo, ndryshe sdo shkruanit ato qe shkruani.Por te pakten, nisuni diku dhe mesoni se si te punoni me deshire dhe saktesi. Gjeni menyrat qe ta beni punen tuaj me mire dhe me te vyer ne syte e qytetareve te ketij mijevjecari.Flas per punen, jo per llafet.Pasi cdo pune nis me ‘kerkese-oferten’ dhe jo me ‘oferte-kerkesen’. Si rrjedhoje, mos ecni sipas qejfit tuaj dhe hamendesimeve por lexoni mire kerkesat dhe analizoni ndryshimet e tregut. Te cilat, per hir te ndryshimeve teknologjike, ndryshojne shume shpejt!Mos ndoshta do ishte me interesante te hulumtonit dhe te shkruanit gjera qoft edhe bazike, te tpit: Ku qendron forca e suksesit te kesaj gruaje? Cfare mund te mesojne te rinjte e te rejat sot nga shembulli saj? Cfare mesazhi ka ajo per ta?Me pak fjale, behuni realiste dhe shkunduni nga llumi. Thjeshtojeni jeten, lehtesojeni mendimin, shikoni pak me pertej, ka qiell, ka dhe drite.

Si perfundim: Suksese te metejshme Alketes.Ajo nuk ka arritur asgje te jashtezakonshme, ne gjykimin tim. Ajo vetem po prek rezultatet e merituara te nje pune te gjate e te palodhur, te cilat sdo jene as te parat e as te fundit…Nuk ka çudi, as mister, as formule kjo pune….“La gioia della fatica” – thoshte dikur italo-shqiptari Gianni de Biasi, kur gazetaret e pyesnin se si ekipi yne kombetar i futbollit po kualifikohej ne kampionatin europian. Ne kushtet e saja financiare, Alketa Vejsiu mund te kishte zgjedhur cfaredo lloj menyre per te shijuar nje jetese me qete dhe pa mundime e kokecarje.Por ajo zgjodhi te enderroje dhe te punoje per endrrat e saja. Zgjodhi te jape shume duke kerkuar po aq shume nga vetja. Zgjodhi ti jape jetes se saj nje kuptim, per te na lene terthortazi nje shembull, si shume bashkombas te tjere pergjate gjithe historise tone. Ajo, sikurse shume profesioniste shqiptare te tjere, te lidhur po me Italine, sikurse Elsa Lila, Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Ermal Meta, e deri te Igli Tare, Elseid Hysaj, etj, etj, te famshem e te panjohur, kane vetem nje te perbashket: “..pune, pune, nate e dite qe te shohim pakez drite “ sic shkruante dikur poeti yne i dashur Naim Frasheri.

Vetem puna, nderi e sakrifica e te gjitheve do e nxjerre Shqiperine tone ne drite!…Ndersa ‘fjalet e teperta jane fukarallek’, thote populli.