MIRË DHE LIRË, KA!

Foto Ilustrative: Shërbimi i mirë bën dallimin. Burimi: Google

Nga 8 vite pervojë në biznes privat (dhe si menaxher projektesh), një përfundim elementar por mjaft të dobishem që mund të ndaj është:

Mos Punoni Kurrë Lirë!

…Kurrë, pasi krahas të metave të tjera, është Hipokrizi dhe ndikon në Uljen e Performancës tuaj!

Pse Hipokrizi? – Sepse çmimi nuk duhet të jetë asnjehere në parim ‘Qëllimi’ për të ‘Kënaqur’ klientin, por “Vleresim Real” i mundit, kohës dhe ekspertizës tënde.

Pse Ulje Performance? – Sepse duke mos u vleresuar aq sa duhet koha dhe mundi, detyrimisht do ketë demotivim gjatë procesit të punës, çka mund të sjellë edhe mos korrektësi në vijim.

Te dyja këto ndikojnë edhe në ‘Perceptimin dhe Vleresimin e Klientit’ për ty si profesionist dhe si rrjedhoje, besimi, vleresimi dhe bashkpunimi do jetë i një niveli më të ulët. (Kush do të dontë të punonte me një profesionist që vlen pak?)

Pra: As me lirë por dhe as më shtrenjtë …por gjithnjë aq sa duhet të jetë, dhe secili do jetë në rregull me ju dhe ju me ata.

Me vleresimin e duhur të punës tënde, ndoshta do mund të motivohesh që të ofrosh edhe më shumë së sa të kerkohet që të bësh! Kështu do krijosh diçka më tepër cilësore dhe atëhere klientit ky çmim (sado qoftë) mund ti duket shumë e shumë herë më i vogël!

Pra, Mirë & Lirë ekziston vetëm në këtë sintezë: duke i shtuar vlerën punës tënde, nuk ka tjetër formulë!