PËRDORIM VETËM 10% TË TRURIT?.. JA FAKTET E VËRTETA!

Prej një kohe shumë të gjatë, në shoqerinë mbarë botërore ka qarkulluar teoria se  nejrëzit arrijnë të përdorin (në rastin ideal) deri në vetëm 10% të kapacitetit të plotë të trurit. Madje ky 10% vazhdon ende të konsiderohet nga shumica si një ‘rekord’ që rrallë herë është arritur, me përjashtim të disa personave me inteligjencë të veçantë.

Image result for 10% brain

Por, në fakt, shkenca bashkëkohore na trgon fakte tejet interesante se për një kohë kaq të gjatë nuk paskemi pasur ploteisht të drejtë!

Në të kaluarën, studimet shkencore të kryera ndaj organit tonë mendor kanë zbuluar se:

  • Në trurin tonë, vetëm 10% është masa e përbërë prej Neuroneve.

Related image

  • Ndërsa masa tjetër, 90% përbëhet nga Qelizat e trurit, njohur edhe me termin ‘Qelizat Gliale’.

Image result for glial cell

Në sajë të këtyre të dhënave, besohej se Neuronet qenë baza kryesore e sistemit nervor, prej të cilave kryhej i tërë proçesi i të menduarit, ndërsa Qelizat Gliale konsideroheshin thjesht si pjesë ndihmëse e Neuroneve.  Ndaj, supozohej se i tërë proçesi operativ i trurit nuk mund të shkonte pertej 10%-ëshit të masës së Neuroneve.

Related image

Por, në dy-tre dekadat e fundit, hulumtime të reja shkencore nxorrën në pah të tjera studime interesenate, ku rezulton se Qelizat (gliale) në fakt, nuk përbëjnë vetëm një masë ndihmëse për Neuronet, por janë pikërisht këto qeliza të cilat aktivizojnë, ndërlidhin, kontrollojnë dhe caktojnë aktivitetin e Neuroneve.  Pra, këto Qeliza në masën 90% duke bashkëvepruar me 10% e Neuroneve krijojne të gjitha proçeset e trurit!

Thënë kjo, kuptohet që truri ynë është në gjendje (madje, gjithmonë ka qenë në gjendje) që të operojë deri në kuotën 100%!

Nëse Neuronet janë ‘Kollonat’, Qelizat Gliale jane ‘Tullat’ e ketij ‘Muri’ prej të cilit arrijmë të mendojmë!

Por, kujdes, kjo nuk do të thotë që automatikisht, të gjithë ne mund të perdorim 100% të kapacitetit mendor gjatë gjithë kohës!

Studimet vërtetojne se për sa kohë jetojmë në aktivitete të rëndomta, në rutinë apo mbartim zakone të përseritura gjatë, (apo zakone të vjetëruara), aktivizimi i Neuroneve dhe Qelizave do jetë po aq i kufizuar sa dhe vetë aktivitetet tona.

Ndaj, le të ndërgjegjësohemi se krahas ketij zbulimi për funksionalitetin e trurit, ndoshta ZBULIMI MË I MADH është çeshtja që, ne si qenie nejrëzore, nëse rrisim aktivitetet tona jetësore, nëse krijojme zakone të reja, aftësi të reja, cilësi, veti, interesa, hapësira apo mjedise të reja, automatikisht zgjerojmë natyrshëm nivelin tonë mendor, duke e bërë gradualisht mendjen tonë të operojë në kapacitet të plote, deri 100%!

Related image

Leximi, studimi, aktivitetet fizike, sociale, kulturore dhe ato shpirterore janë ‘vatra të reja’ për mendjen dhe modele që duke u bere zakone të shëndetshme të rutinës tonë kohore, sjellin natyrshëm energjizimin dhe gjallërimin e Neuroneve, e Qelizave Gliale, e si rrjedhoje aktivizimin konstant të dy Hemisferave të Trurit tonë, derisa ato të performojne në frekuenca të larta dhe kapacitete të plota! Kjo pasuron të jetuarin, të kuptuarin dhe rrit energjizimin në sistemin psiko-nervor dhe përmirëson natyrshëm aspektin fiziologjik.

Image result for socializing

PRAKTIKISHT: Me zgjerimin operativ të Hemisferes së Majtë të trurit rriten aftësitë komunikative, logjikuese dhe analitike, duke zgjruar aftesinë tonë Racionale.

Ndërsa, me zgjerimin operativ të Hemisferes së Djathtë rriten aftesitë tona vizuale, intuitive dhe emocionale, duke na bere keshtu më të thellë në Ndjesitë tona emocionale.

Kuptohet që midis së ‘majtes’ dhe së ‘djathtes’, operimi më i rëndësishëm është kombinimi midis tyre, ose thënë ndryshe ‘e mesmja e artë’, derisa të dyja hemisferat, me impulse dhe  informacione aktive shkrihen të dyja harmonikisht në performancat e tyre. (Përdryshe, me operimin kryesor të njërës prej tyre do rrezikonim që të silleshim ose pa ndjenja, ose pa logjikë të pastër!)

Image result for brain hemispheres

Duke u aktivizuar në menyrë të rregullt dhe gjenuine, falë shtimit të aktiviteteve të reja, tek të dyja hemisferat shtohet natyrshëm ndërveprimi, deri dhe balancimi i tyre midis njëra-tjetrës.  Ky proçes, i ngjashem me stërvitjen konstante dhe ekuilibruese përbën fillimin e operimit të trurit në trajtë të rregullt, deri në kapacitet të plotë! Pra, kapaciteti i plotë arrihet vetëm përmes performancës së rregullt të të DY HEMISFERAVE.

Si përfundim (konceptet kryesore):

1- Truri ynë operon mbi 10%, deri në 100, (por edhe më ulet se 10%!) – Kjo gjithnjë në varësi  të aktiviteteve tona jetësore!

2- Qelizat Gliale e trurit janë po aq të rendesishme sa Neuronet. Aktiviteti ynë krijon energjizimin e Qelizave Gliale dhe këto  qeliza rrisin aktivitetin e Neuroneve.

3- Aktiviteti i rritur mendor, fizik, social, kulturor dhe shpirtëror sjell performancë të shtuar midis Qelizave dhe Neuroneve dhe rrit kapacitetin operativ te Dy Hemisferave të Trurit (Racionales dhe Emocionales).

4- Rritja e performancës konstante të dy hemisferave sjell ndërveprim deri në balancimin e tyre. Kjo BALANCË krijon HARMONI në të gjitha aktivietet tona dhe në vetë JETËN tonë të përditshme!

5- Energjia dhe inteligjenca shtohet falë aktivitetit Fizik, Mendor, Social dhe Shpirtëror.