KËSHILLA PODUKTIVE NGA VETË-ZOLIMI COVID-19*

Gjate disa diteve ‘pune vullnetare’ por te mire percaktuar ne kopeshtari, munda te reflektoj rreth nje pjese te madhe te mesimeve qe jap ne kurset dhe seminaret e mia te zhvillimit personal.

Perveç faktit se sa na duhet durimi, fokusi, disiplina dhe pasioni, per te kryer “pune te vogla por me dashuri te madhe.” (sikurse ka thene dikur dhe Nene Tereza:), kuptova veçanerisht 3 gjera:

1. Toka nuk duhet lene pas dore, njesoj siç nuk duhet ndodhe dhe me njeriun..Perndryshe ajo deformohet prej faktoreve te jashtem dhe grumbullon gjera te teperta e te panevojshme.

2. Toka jeton e prodhon, sikurse njeriu jeton dhe duhet te prodhoje…Nese sprodhon, ajo kthehet ne toke djerre qe vlen vetem si siperfaqe (sasi) dhe jo per cilesi.

3. Toka duhet te punohet dhe te ndryshoje forme (te transformohet) sipas nevojes dhe kerkesave se kohes, njesoj si ajo, edhe njeriu duhet te ndryshoje me kohen…Nese nuk i pershtatet nevojes ose kerkeses, tokes i bie vlera.Tranformimi ndodh vetem me kushtin parimor dhe ligjin universal, ku thuhet se: “Qe te fitosh dicka (te re), duhet qe te humbasesh diçka tjeter (te vjeter).”Ne kopesht, u fitua nje shesh i ri pushimi, shkallare kalimi, kanale kullimi & vaditese, parcela per mbjellje te reja, rruge per akses te parcelat, sistemim ndares dhe dekorativ..duke humbur disa pirgje dherash & balte, disa gropa, disa gure te shperndare, ferra e shkopinj & hedhurina te ndryshme.

Ndaj miqte e mi, mesazhi kryesor i ketij postimi eshte nje forme urimi por dhe inkurajimi per te gjithe ne; qe gjate ketyre diteve ne izolimin tone fizik, te mos priremi ta kthejme kete situate edhe ne izolim mendor, emocional dhe aq me teper shpirteror… perndryshe vetem do akumulojme gjera te teperta qe sna sherbejne.

Le ta shohim si nje moment reflektimi e transformimi ku mund te mesojme diçka te re, te krijojme zakone te reja, te formojme diçka ndryshe me veten dhe me njeri-tjetrin dhe te leme pas diçka te vjeter qe sna duhet me. Le te provojme te korrim avantazhet e kesaj kohe, sado te pakta qofshin, duhet te kete diçka te re aty dhe sna kushton gje qe te provojme.

Nuk humbasim gje nese fitojme diçka te re.Gjithe te mirat, shendet!

***

Ndiq Videon per me shume keshilla per produktivitetin gjate vete-izolimit.