4 FAZAT E FORMIMIT TË KOMUNITETEVE

4 fazat e formimit të komuniteteve.

(Fragment i përshtatur nga Eno Barjami në librin “KOMUNITETI – Teori dhe praktika bashkëkohore” me autor Dr. Isidor Koti. Botim v.2019 )

Related image

1- Pseudo-komuniteti: 

Në fazën e parë, individët të nisur nga qëllime të mira përpiqen për tu treguar miqësorë dhe të shoqërueshëm, por ata nuk sillen si të vërtetë dhe fshehin emocione. Ata përdorin përgjithësime të dukshme dhe fjali steriotipe. Në vend të zgjidhjes së konflikteve, në pseudo-komunitet dominon shmangia e konflikteve, por njëkohësisht mbahet pamja ose fasada e komunitetit të vërtetë. Në fokus qëndron synimi për të ruajtur emocione pozitive, në vend që të krijohen hapësira ​​të sigurta për ndershmëri dhe dashuri, qoftë edhe përmes emocioneve të këqija. Për sa kohë komuniteti mebtet në këtë fazë, individët nuk do të marrin kurrë vendimin për evoluimin ose ndryshimin e situates.

Related image

2- Kaosi:

Faza e dytë dhe hapi i parë drejt pozitivitetit real është (paradoksalisht,) një periudhë e negativitetit. Në momentin që nisin të ftohen marrëdhëniet e fasadës, rriten emocionet negative: Individët fillojnë të ndreqin frustrimet, shqetësimet dhe dallimet midis tyre. Kjo është një fazë kaotike por edhe një “kaos të bukur”, sepse kjo faze paraqet shenjat e fillimit të rritjes së shëndetshme.

Image result for empty person

3- Zbrazëtia:

Rruga përmes ‘kaosit’ drejtë ‘komunitetit të vërtetë’ është nëpërmjet ‘zbrazëtisë’. Kjo është faza më e vështirë dhe vendimtare e zhvillimit të komunitetit. Kjo do të thotë se individët zbrazin veten kundrejt pengesave për komunikim. Pengesat më të zakonshme janë pritshmëritë e caktuara dhe paragjykimet, ideologjia, teologjia dhe zgjidhjet; nevoja për të shëruar, rregulluar, konvertuar ose zgjidhur; dhe nevoja për të kontrolluar. Faza e boshllëkut nxitet kur individët fillojnë të happen dhe të ndajnë problemet e tyre, humbjet, dështimet, frikërat e tyre, në vend që të veprojnë sikur asgjë ska ndohur. Prandaj kjo fazë nuk do të thotë se njerëzit duhet të jenë “bosh” të mendimeve, dëshirave, ideve ose mendimeve por një përpjekje të pandërgjegjëshme për të ruajtur vetëvlerësimin dhe emocionet pozitive. Kjo faze duhet të shihet jo vetëm si një “vdekje”, por si një rilindje – e vetes së vërtetë në nivelin individual dhe në nivelin social, drejtë komunitetit të vërtetë.

Related image

4- Komuniteti i vërtetë:

Duke punuar përgjatë boshllëkut të ‘fazës së Zbrazëtisë’, me të mirat dhe të këqijat, individët hyjnë në një gjendje ndjeshmërie të plotë me njëri-tjetrin, duke u bërë më realist dhe më të lumtur. Ka një nivel të madh të kuptimit reciprok dhe të empatisë ku individët janë në gjendje të lidhen me ndjenjat e njëri-tjetrit. Diskutimet, edhe kur janë të nxehta, kurrë nuk arrijnë në konflikt dhe motivet nuk merren si të dyshimta. Por edhe nëse lindin konflikte, kuptohet vetvetiu se ato janë pjesë e ndryshimeve pozitive. Përfitohet një nivel më i thellë dhe më i qëndrueshëm i lumturisë ndërmjet individëve, gjë që nuk vjen si pasojë e detyrimit por që lind natyrshëm.

Përmes këtij mundimi dhe kësaj sakrifice formohet komuniteti i vërtetë.

*Referenca: M.Scott Peck, mjek,  psikolog amerikan.