KURSIMET SI STIL JETESE

Related image

Ndër disa të rinj të punësuar në ditët e sotme ndodh rëndom që të shfaqen ankesa në lidhje me rrogat e uleta që ata marrin, madje shpeshherë konsiderohen si rroga të ulëta edhe ato shifra të cilat qëndrojne mbi nivelin mesatar të pagesave mujore, si përshembull shifra 40.000 lekë, madje ndonjëhere përfliten si të pamjaftueshme edhe rrogat më te larta se kaq!
Në fakt, nisur nga një gjykim i ftohtë dhe objektiv, një rroge ‘mbi mesataren’ mund të quhet ‘realisht e ulet’ vetëm kur tendenca kryesore e ‘rrogëtarit’ është që ta shpenzoje atë, në vend që ta kurseje atë!
Me pak fjalë, ekziston një parim “i pashkruar” ekonomik që na tregon se në praktikë nuk arrin të pasurohet aq kollaj ai që di të fitoje më shume para, krahasismisht me dikë që di si të kurseje me shumë para!

Si ndodh kjo? Ndodh kur dikush, duke u përkujdesur në të ndertuarin e një “stili jetese” financiarisht të shëndetshëm arrin jo vetëm që të jetojë më mirë, por praktikisht edhe të kursejë mjaftueshem.

Kursim i mjaftueshem supozohet që të quajme atë lloj buxheti rezerve i cili na ndihmon në ditë të veshtira, ose që na jep mundësine të blejme dhe përdorim mjetet utilitare, ose që të planifikojmë pushimet më të këndshme sezonale!

Image result for healthy lifestyle

Por, si të kursejme kaq mirë, teksa jetojmë po kaq mirë?! Pergjigjia është: Të ndërrojmë dhe të përmirësojmë ‘stilin e jeteses’; fillimisht duke menaxhuar më mirë burimet tona (përshembull: kohën, mjetet, etj) dhe më pas duke planifikuar të ardhurat tona.

Për ta ilustruar qartësisht këtë koncept, le të marrim një shembull krahasimor midis dy individëve të ndryshem, të quajtur Beni dhe Miri.

Beni dhe Miri janë dy djem të rinj të cilët punojnë në të njejtin vend, ku secili paguhet 40.000 lekë,  por që secili jeton sipas një ‘stili jetese’ të ndryshëm.

Le të shohim disa nga veprimet e tyre financiare përgjatë çdo muaji, për të kuptuar se sa ata shpenzojnë në gjerat më ‘bazike’ dhe se sa mund të arrijnë që të kursejnë mesatarisht:


Beni në 30 dite:

Për të shkruar në punë Beni përdor thuajse përditë automjetin e tij; çka do të thote që në 20 ditë × 150 lekë karburanti = 3.000 lekë / muaj shpenzime për transport.

Ai konsumon 1 deri 2 kafe në ditë; pra, mesatarisht 1.5 kafe / ditë x 30 ditë = 45 kafë / muaj x 60 lekë = 2.700 lekë

Ndonjehere kafen e shoqëron me ujë të botiluar në shishe plastike; mesatarisht 1 ujë × 30 ditë = 30 shishe × 70 lekë = 2.100 lekë

Drekën, përgjatë pushimit të punës, preferon që ta konsumojë jashtë me kolegët, pranë një lokali të lirë, afër zyrës; 20 ditë pune x 350 lekë vakti = 7.000 lekë

Fundjavave, ai del zakonisht darkave me miqtë dhe konsumon kryesisht pije alkoolike si birrë, koktejle, etj; 6 dite në muaj × 400 lekë për pije = 2.400 lekë

Për të mbajtur trupin në forme, ai shkon në palestër 2 herë në javë = 3.000 lekë / muaj

Për ushqimet bazë (bukë dhe ujë) blen përditë 2-3 litra ujë dhe 1 bukë = 30 ditë × 150 lekë = 4.500 lekë / muaj

Përmbledhje e Benit mbi konsumin ditor / bazik = 24.700 lekë çdo muaj.


Miri në 30 ditë:

Për të shkruar në punë, Miri zgjodhet herët dhe perdor kryesisht bicikleten e tij, ose me raste merr autobusin e linjes; 15 dite × 40 lekë bileta e autobusit = 600 leke / muaj për transport

Konsumon përdite 1-2 kafe turke në shtepi, para dhe pasi mbaron punën, ose me raste çajra bimorë (të cilët përmbajnë kafeinë):  1.5 kafe / ditë x 30 ditë = 45 kafe / muaj = 120 lekë / muaj; (sa cmimi i 1 pako kafeje turke, nga e cila mund të perfitohen edhe më shume së 45 kafe. Ndaj, nëse përfshijmë edhe 1 çaj në ditë, vlera del e njëjtë.)

Ujin e pijeshem e merr përditë me vete në cantën e punës, brenda  në nje termus metalik. Për tu furnizuar me ujë të pijëshem ai ka blerë dhe ka instaluar një pajisje filtrimi në rubinetin kryesor. Për të rinovuar filtrat e ujit ai paguan dicka më pak se = 1000 lekë / muaj dhe mund të konsumojë ujin pa kufizim.

Drekën e punës e përgatit vetë që herët në mëngjes dhe me raste në darken pararendëse; vaktet perfshjnë zakonisht ushqime të thjeshta për tu përgatitur në kohë të shkurtër, si përshembull: sanduiç, sallatë, patate, bulmet, vezë, bukë, fruta, etj: 20 ditë pune x 150 lekë / vakti = 3.000 lekë në muaj.

Fundjavave del me miqtë ose takohen nëpër shtëpitë e njeri-tjetrit dhe konsumon kryesisht lengje ose një gote verë; 6 ditë në muaj × 200 lekë = 1.200 lekë

Nuk shkon në palester por preferon që pasditeve të bëjë vrap dhe ecje në natyrë.

Për ushqimet bazë (bukë dhe ujë) nuk shpenzon para shtesë për ujin, pasi e merr nga rubineti i tij me filter, por blen çdo ditë 1 bukë = 30 ditë × 50 lekë = 1.500 lekë në muaj.

Përmbledhje e Mirit mbi konsumin ditor / bazik = 4.720 lekë çdo muaj.


Beni, për ushqim të rregullt, veshje, kohë të lirë, taksa dhe detyrime arrin të ketë në gjendje çdo muaj nga rroga e tij: 40.000 lekë – 24.700 / shpenizme bazike = Total 15.300 lekë (ose 510 lekë në ditë.)

A mundet dot ai që me këtë ‘stil jetese’ të arrije që të kursejë diçka? A mundet Beni të sigurojë një buxhet rezerve i cili do i mundesojë të planifikojë diçka si dhe ti sigurojë shëndetin?..Secili mund të japë opinionin e tij, por shifrat janpin gjasat që Beni ta ketë shumë të veshtire kursimin mujor më këtë nivel shpenzimesh!

Miri, ndërkohë, për ushqim, veshje, kohë të lirë, taksa dhe detyrime arrin të kete në gjendje çdo muaj nga rroga e tij: 40.000 lekë – 4.720 lekë  / shpenizme bazike = Total 35.280 lekë, (ose 1.176 lekë në ditë).

Si rrjedhojë, nëse Miri do shpenzonte në dite po aq sa shpenzon Beni, që do të thotë : 510 lekë /ditë, ai do mund të kursejë të paktën 660 lekë /dita x 30 ditë = 19.800 lekë / çdo muaj x 12 muaj = 237.600 lekë çdo vit (ose, rreth 1.900 euro çdo vit)!

Pra, Miri në pothuajse çdo vit mund të blejë me kursimet nga rroga e tij 40.000 lekshe:

1 makine të përdorur,

5 kompjutera profesional,

2 motoçikleta dhe 1 biçikletë të re,

të rerzervojë pushime verore me 5 yje ose të shëtisë në disa shtete,

të çele një depozitë bankare me interesa vjetore,

të pagujë studime të avancuara apo programe trajnimesh profesionale,

të mobilojë shtëpinë e tij ose, akoma më mire: ti investojë kursimet vjetore në hapjen e një biznesi të ri, etj.

Gjithashtu, kursimet dhe ‘stili i jeteses’ së Mirit i bën po aq mirë  edhe ambientit, pasi duke përdorur biçikleten e tij ai nuk ndot ajrin dhe duke mos blerë ujin e botiluar me shishe plastike por ripërdorur termusin si dhe enët ushqimore, ai kontribuon tërthotazi në uljen e prodhimit të mbetjeve mjedisore.

Ndaj, le të jetojme mirë si Miri, (ose të pakten të shpenzojmë si ai), që në vend që të ankohet për rrogen e tij, arrin që të kuseje, madje mund dhe të investoje çdo vit, sikurse jeton shëndetshem, qëndron aktiv dhe ndihmon mjedisin.

Related image