TË MENDUARIT RRETH MENDIMEVE TONA

Çdo ditë ne proçesojmë 60.000 deri 80.000 mendime në mendjen tonë.

Cilësia e shumicës së këtyre mendimeve përcakton mënyrën se si ndihemi apo se si do sillemi…ose thënë më shkoqur: se si do na shkojë dita!

Të mendojmë për mendimet tona do të thotë që mos ti lëmë ato pa i kuptuar, por ti identifikojmë (çfarë po mendojmë?) dhe ti analizojmë (pse po mendojmë kështu?)…Duke punuar me mendimet tona do kuptojmë më shumë se ‘çfarë’ na duhet dhe ‘pse’ na duhet në jetën tonë, çfarë duhet të ndryshojmë e si ta ndryshojmë, do dallojmë bindjet tona, idetë fikse (fiksimet) që na bllokojnë, komplekset, e më gjerë.

Mendime pesimiste, apo optimiste?

Në çdo rast rezultati në jetë do jetë ai që do jetë.

Rezultati nuk ndikohet posaçerisht dhe vetëm nga mendimi…por mendimtari optimist pranon rezultatin, sido që të jetë dhe vijon të jetojë njelloj si më parë!