BIZNESI SOT DUHET TË JETË ‘BRAND’!

Foto Ilustrative: Brand-et janë si miqtë që zgjedhim. Burimi: http://www.3monkeyszeno.com

Tregu gjysëm-tradicional shqiptar, gjatë kësaj dekade po modernizohet dukshëm dhe dukshëm shpejt!

Për bizneset shqiptare të cilat duan që të dallohen dhe të zhvillohen në tregun modern, përveç standartit dhe nivelit të shërbimit, ka një rregull nr.1 : Krijo një BRAND (Njohur edhe si një MARKË ose MARKË TREGTARE). 

Nëse një produkt nuk është Brand, minimalisht ai :

  • Nuk do njihet në masë.
  • Do jete i konkurueshëm lehtësisht nga cilido tjetër produkt që është Brand.
  • Do shitet më pak se produktet e tjera që janë më pak cilësore apo dhe më të shtrenjta në çmim, por që janë Brand.

Çfarë janë BRAND-et?

Praktikisht, gjithçka që hidhet në treg apo që komunikohet përmes kanaleve të Marketingut: përfaqesitë, institucionet, bizneset, organizatat, produktet, shërbimet…por edhe Individëd!

Ne, në treg jemi ajo çka përfaqesojmë dhe ofrojmë. Si rrjedhojë, shërbejmë edhe shpërblehemi. Me pak fjalë, jemi Brand.

Në mënyrë që të njihen dhe dallohen nga njeri-tjetri, të gjitha Brand-et duhet të kenë si fillim një Identitet Vizual : emër, logo, slogan, shoqëruar me elemente të caktuara grafike si: ngjyra, tipografia, forma të caktuara, tekstura, etj …dhe mbi të gjitha stilin dhe paraqitjen e tyre (përshëmbull: serioz, tradiocaional, modern, teknologjik, gazmor, etj).

Por, krahas anës vizuale, lipset që të njohim gjithashtu se : Cilat janë përfitimet e mëdha për të ndërtuar dhe zhvilluar një BRAND?

  1. DALLIMI NGA TË TJERËT.

Image result for be visibleNjë Brand i mirënjohur ndihmon që produkti apo sherbimi juaj të njihet dhe kujtohet më kollaj.

Klientët që interesohen të blejnë një prokut ose të porosisin një shërbim të caktuar, e kanë shumë më kollaj që të zgjedhin një Brand të mirënjohur (atë që i shkon direkt në mendje) se sa një Brand që nuk e njohin ose që duket më pak i dëgjuar. Brand i njohur do të thotë ‘Emër i njohur’ dhe rrit shancet që të jetë ‘i pari në listën e tyre’.

 

2. SIGURIA NGA RRITJA E KONKURRENCËS.

Related imageBrand-i yt është ai qe të identifikon në treg dhe të bën të famshëm. Por, klientet që më parë të njihnin mirë, mund edhe të të harrojnë, pasi mund të priren që të shkojne tek një Brand tjetër më i ‘freskët’ ose së fundmi më i njohur.

Por, pa problem, kjo është një dukuri tërësisht e ‘shëndetshme’ për mjedisin e biznesit modern! Bizneset duke investuar që të mirëmbajnë dhe zhvillojnë në menyrë konstante Brand-in e tyre, bëjnë që konkurrenca të bëhet jo vetëm më e ‘shëndetshme’ por dhe më e ‘ndershme’. Kjo qasje marketingu përbën ‘siguri’ për jetëgjatësi në treg!

Në këtë mënyrë edhe bizneset e reja mund të futen direkt në treg dhe të konkurojnë denjësisht. Ndërsa ‘të mëdhenjtë’ mund të rrisin pozitat e tyre përmes vizibilitetit të tyre. Kështu secili fiton vizibilitetin e tij dhe klientela mund të zgjedhë! Ky është imazhi dhe garancia për siguri që njihet si veçori e ‘tregut të lirë’ : Shance për të gjithë dhe fiton më miri!

 

3. HEDHJA KOLLAJ NË TREG E PRODUKTEVE TË REJA.

Related imageKur keni një Brand të fortë dhe klientelën tuaj besnike, bëhet shumë më e lehtë dhe më pak e shtrenjtë që të futni produkte të reja në treg ose që t’i testoni ato përpara se të investoni më tej në to.

Nëse keni një Brand të besueshëm, klientët tuaj do të jenë gjithnjë tepër të interesuar që të njohin produktet apo shërbimet tuaja të reja.

 

4. BESNIKËRIA NDAJ KLIENTIT DHE VLERAT E PËRBASHKËTA.

Related imageNjohja dhe ngritja e një Brand-i të fortë arrihet mbi të gjitha kur klientët fitojnë besim dhe siguri. Në fakt, në tërësi konsumatorët janë më të tërhequr nga Brand-et ku shohin tek to vlera reale.

Teksa ndërtoni një Brand të fortë, duhet të kujdeseni që të përcillni në shërbim dhe në imazh këto vlera, për të ndërtuar një lidhje emocionale me klientët. Pse? Sepse krijohet ‘besnikëria’ e Brand-it e cila mund të zgjasë gjatë, dhe madje të trashëgohet edhe në brez pas brezi!

 

5. BESUESHMËRIA DHE LEHTËSIA E BLERJES.

Related imageDuke pasur një Brand të fortë dhe të njohur, rritet kredibiliteti juaj me klientët, roli në industrinë tuaj dhe në tregun në tërësi. Ndërsa e ndërtoni kredibilitetin tuaj, ju gjithashtu krijoni famë, besnikëri dhe konkurrencë. Besueshmëria juaj, mbi të gjitha ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek shitjet kundrejt konsumatorëve.

Të gjithë ne si konsumatorë duam që të blejmë nga kompanitë që na pëlqejnë, që na njohin nevojat dhe që na besojnë!

 

Në fund: Si të arrihen praktikisht të gjitha këto?

Related imageFoto Ilustrative: Brand Experience. Burimi: https://blog.payumoney.com

Në fillim ju duhet një ‘Plan e Biznesi’. Paralelisht me të, mendoni që të krijoni një Brand (një Markë unike tuajën).

Caktoni ‘Target-Grupin’: llojin, kategorinë dhe specifikat e klientelës tuaj. Shënoni ato çka realisht besoni se ky Brand i përmbush kësaj kategorie klientësh dhe bejini ato ‘Vizionin dhe Misionin’ tuaj.

Pajtoni nje studio apo agjenci profesionistësh në krijimin dhe zhvillimin e Brand-eve, dizajnit, komunikimit dhe reklamimit dhe diskutoni me ta idetë dhe objektivat tuaja. Ata do i përkthejnë këto ide në koncepte vizuale që do arrijnë në formë profesionale të nxisin klientelën tuaj.

Caktoni një përqindje investimi periodike (mujore, 3 mujore, 6 mujore apo vjetore) për fuqizimin constant vizual të Brand-it tuaj përmes: Logos dhe Artikujve tuaj te Brand-uar, Dizajnit të Produkteve tuaja, Brandimit të Ambienteve tuaja, Materialeve të Komunikimit për Produktet dhe Ofertat përmes Printimeve, Mediave Tradicionale dhe Dixhitale dhe Mënyrave të reja të Promovimit.

Përsëriteni këtë proces të planifikuar dhe klientët juaj gradualisht do shumëfishohen! Por nëse pakesohen, atëhere duhet të rishikoni produktin, kërkesë-ofertën e tregut apo cilësinë e shërbimit tuaj. Nuk është asnjëherë vonë të vetë-korrigjohemi në treg. Tregu pë këtë gjë shërben!

Një Brand i mirë ju rrit klientelën por për ta mbajtur duheni ju!