QËLLIMI

Kjo faqe ka për qëllim që të informojë dhe të mësojë atë çka autori e perkufizon si:

‘Menaxhim Krijues për Zhvillim Personal dhe Profesional’.

Kjo do të thotë që gjithësecili të mund ta mësojë dhe ta praktikojë KUDO ‘Artin e Menaxhimit’, në jetën dhe në punën e tij, dhe jo si një ‘Kopje e rradhës’ por përmes KRIJIMTARISË së tij.

Teoritë, këshillat dhe praktikat e Menaxhimit Krijues pasi janë testuar nga autori prej disa vitesh, kanë sjellë dukshëm rezultatet e pritura!

Ato funksionojnë duke u aplikuar në jetën e përditeshme vetëm pasi gjithësecili të ketë nisur të mendojë në një menyrë ‘krijuese’, më tej duke besuar, punuar dhe ‘menaxhuar’ fillimisht potencialin personal dhe më pas të (ndër-)veprimit me të tjeret.

Objektivi qëndron në përhapjen e ‘Inteligjencës Emocionale dhe Praktike’, si ndihmë për komunitetin, ekonominë si dhe zhvillimin personal dhe profesional të gjithësecilit.

Suksese, nëse keni nisur këtë ‘rrugë’!