ENERGJIA NEGATIVE PËR POZITIVITET & NIKOLA TESLA

Foto ilustruese: Portereti i Nikola Tesla-s dhe Elektriciteti Burimi: google.com

A ju ka ndodhur ndonjëherë që brenda një kohe të caktuar, relativisht të shkurtër, të keni ndjerë se keni pasur një luhatje te dukshme të humorit të përgjithshëm?

Për shembull, mund t’ju rastisë që çdo gjysmë orë që dikush t’ju pyeste sesi ndiheshit, ju t’i jepnit çdo herë një përgjigje të ndryshme: Ndihem mirë… Shumë mirë… Çka… Keq… Shumë keq… Nuk di se çfarë kam…

LaJmi i mirë për çdo njërin prej nesh, sipas studimeve shkencore, është se nuk kemi të bëjmë me luhatje të humorit të përgjithshëm.

Në fakt, kjo ndjesi që mund të përjetojmë me raste është mëse normale, pasi ne njerëzit jemi në lëvizje (edhe kur nuk lëvizim fizikisht!). Kjo lëvizje është energji dhe si rrjedhojë: NE JEMI ENREGJI!

Pra, në rastin e mësipërm nuk kemi një luhatje të përgjithshme të humorit por një bashkëveprim të energjive tona të brendshme.

Sipas shkencëtarit të mirënjohur Nikola Tesla, tek çdo individ gjenden dhe veprojnë tre lloje energjish.

E para është energjia pozitive. Kjo energji është e barazvlefshme me faktorin konstruktiv (ndërtues) dhe cilësohej si fuqia e përparimit të botës e shoqërisë përmes rregullit, drejtësisë dhe harmonisë konstante.

E dyta është energjia negative. Kjo energji është e barazvlefshme me faktorin destruktiv (shkatërrues) dhe është një lloj energjie që gjeneron kaos dhe parregullsi.

Ndërkaq, sipas Teslës, një veçori interesante e kësaj energjie është fakti qe edhe pse ‘negative’, ajo ka vlera të mëdha, pasi kjo energji prodhon një sasi të madhe vibrimi.

E treta është energjia e vakët. Sipas Nikola Teslës kjo lloj energjie është energjia ‘realisht negative’. Sipas tij, kjo energji gjenerohet nga individët e vakët, të cilët nuk vibrojnë e nuk prodhojnë. Këta individë zotërojnë një ‘burim të brendshëm’ që nuk rrjedh por pikon. (Kemi të bëjmë me individë me vlerë të ulët energjie të brendshme.)

Foto : Nikola Tesla ulur para një helike spirale të përdorur në eksperimentet e tij të energjisë me valë (Wireless) në laboratorin e tij   Burimi: wikipedia.com

Por, ku do që të dali Testla?..PSE ENERGJIA NEGATIVE NUK ËSHTË AQ NEGATIVE SE SA ENERGJIA E VAKËT?!

Energjia negative, sipas tij, mbart një fuqi të madhe në vetvete (por ende të pa konsideruar mjaftueshëm shkencërisht) dhe me natyrën e saj mjaft dinamike ndikon në zhvillim por në mënyrën e saj kaotike.

Pra, në një kuptim figurativ,  energjia negative nuk është në thelb  ‘negative’ e për rrjedhojë mbetej një burim i madh energjie i pastudiuar pasi nuk merrej sa duhej në konsideratë për potencialin që ka. Për shkencëtarin Tesla, për sa i përket energjisë negative, aspekti ‘negativ’ është vetëm ‘aplikimi tërësisht negativ’ i saj. Ky aplikim sillte përplasje të dy ‘poleve’ aplikim:negativ/rezultat:negativ duke shkaktuar bllokimin dhe jo kanalizimin e kësaj energjie. Nëse kjo energji do të kanalizohej, sipas tij, nga shkarkimi i saj do të përfitohej shumë në planin konstruktiv (ndërtues), duke shmangur pjesën destruktive (shkatërruese) të saj.

Foto ilustruese: Dy burime të kundërta të energjisë Burimi: google.com

Sfida për të ishte se si të përshtateshin mekanizmat shoqërore, që me individët, të cilët zotëronin një burim të madh energjie negative, të mund ta shfrytëzonin këtë energji për qasje konstruktive (ndërtuese). Pra, duke i shndërruar natyrën nga negative në pozitive. Sipas tij, ajo çka prodhonte shndërrimi i energjisë negative në energji pozitive brenda një individi ishte më e fuqishme, më shpërthyese dhe vibrante sesa ajo çka prodhonte brenda një individi energjia pozitive konstante.

Pra, sipas kësaj përqasje të Teslas për energjitë, harmonia dhe rregulli mund të përfitojnë nga vibrimi kaotik, duke shumëfishuar forcën për të prodhuar rezultate më të avancuara dhe sinergjike.

Sipas tij, individët me energji realisht negative janë individë të varur dhe që thithin energjinë e individëve me energji pozitive dhe negative. (Sot, dukuri të ngjashme emërtohen edhe me termin ‘Energji Vampire’.)

Individët me energji realisht negative mund të prodhojnë vlerë vetëm në rast se janë në grupime mes të ngjashme dhe madje këto grupime duhet të jenë edhe sasior. Ndërkaq, individualisht energjia realisht negative (apo energjia e vakët) është e pavlerë dhe madje e dëmshme për zhvillimin.

Nëse kjo energji realisht negative do të aplikohej në një fushë të caktuar, atëherë fusha në fjalë do të kishte mungesë totale të energjizimit. Me kalimin e kohës kjo do të krijonte një zbrazëti, duke e lënë fushën në fjalë te pandryshuar nga gjendja e mëparshme dhe të pashfrytëzuar në potencialin saj. Çka do të kërkonte me tepër energji ne një moment të dytë, në një kohë tjetër.

Në mënyrë indirekte, veprimtaria e individëve me energji të vakët shndërrohet në një model edhe për individë të energjizuar dhe si rrjedhojë këtë ta fundit do të humbnin interesin, dëshirën për veprimtaritë e tyre si edhe do të arrinin deri aty sa të mos aktivizonin energjitë e tyre për të ndryshuar gjendjen e mungesës së prodhimit.

Foto ilustruese: Individi, bruim energjie Burimi: google.com

Një shembull për ta kuptuar më lehtë këtë koncept mund të jetë krajasimi me një situate biznesi : Në një ndërmarrje ku caktohet një menaxher jo energjik (i paaftë) për një post drejtues. Energjia e tij e vakët nuk do të gjeneronte mjaftueshëm entuziazmin, orientimin, planifikimin, përfshirjen apo qartësinë e qëllimeve, mbi të cilat stafi i tij duhet të bazohet për të përparuar.

Ky menaxher me energji të vakët mund të jetë qoftë një njeri i dashur që bën humor herë pas here me stafin, qoftë edhe një njeri mizor që përçon frikë e tension në punë. Por në të dyja rastet ajo që i bën këta menaxherë tërësisht të paaftë dhe ‘shefa të këqinj’ është fakti se janë jo-energjik.

Por, në rastin e kundërt, nëse një drejtues që përçon energji që të krijojë bashkëveprim të energjive të njerëzve të tjerë me qëllim prodhimin, pavarësisht mënyrës, por me rezultat konkret, atëherë kemi të bëjmë me një njeri me potencial në menaxhim: një menaxher i mirë.

Foto ilustruese: Etapa të ndryshme të moshës përmbajnë energjitë e tyre  Burimi: google.com

Historia ka treguar, dhe prandaj edhe i kujtomë edhe në ditët e sotme, se ka vlerësuar udhëheqësit më energjikë, qofshin ata ‘të mirë’ a ‘të këqinj’ (bie fjala Gandi, Linkoln, Napoleoni, Hitleri, udhëheqës për të cilët ka opinione, gjykime apo preferenca të ndryshme por vlerat e të cilëve nuk i mohon askush). Historia kurrë nuk ka vlerësuar të paaftët, mediokrit, burokratët, servilët etj. dhe prandaj edhe nuk i njohim këta lloj udhëheqësish, nëse mund t’i quajmë të tillë.

Po pse vallë?

Shkurt dhe qartë: Vlerat e prodhuara fizike, financiare dhe njerëzore janë rezultat i ENERGJIVE.

Nëse ka VLERA te prodhuara, ka ENERGJI.

Nëse nuk ka Energji, nuk ka se si të ketë vlera.

Nëse, tashmë, pas leximit të këtij artikulli, mund të mendoni se çfarë lloji energjish keni? Energji pozitive (konstruktive)? Energji negative (destruktive)?  Apo mos vallë energji realisht negative (energji të vakët)?

Këshilla më e mirë që mund të ndaj me ju është:

Ti lëmë njëherë e mirë etiketimet, ti lëmë përcaktimet dhe të tjerët dhe le të jemi në lëvizje! Trupi dhe Mendja, le të lëvizë sepse duhet të prodhojë Jetë.

Të lëvizim nëse kërkojmë energji!

Të lëvizim sepse jemi energji!