KURSIMET SI STIL JETESE

Related image

Ndër disa të rinj të punësuar në ditët e sotme ndodh rëndom që të shfaqen ankesa në lidhje me rrogat që ata marrin, madje shpeshherë konsiderohen si rroga të ulëta edhe ato shifra të cilat qëndrojne mbi nivelin mesatar të pagesave mujore, si përshembull shifra 40.000 lekë, madje ndonjëhere përfliten si të pamjaftueshme edhe rrogat më te larta se kaq!
Në fakt, nisur nga një gjykim i ftohtë dhe objektiv, një rrogë ‘mbi mesataren’ mund të quhet ‘realisht e ulët’ vetëm kur tendenca kryesore e ‘rrogëtarit’ është që ta shpenzoje atë, në vend që ta kurseje atë! Continue reading “KURSIMET SI STIL JETESE”

S’KA MË SHEFA.

Foto Ilustrative: Shefi i Madh. Burimi: Google

Sa herë që me ka qëlluar të takoj e të bisedoj për ecurinë e punëve me njerëz të ndryshëm, thuajse 80% e tyre ankohen për të njëjtin problem.

Çuditërisht, ata që janë të punësuar diku nuk ankohen për rrogat e tyre, as për oraret e tejzgjatura, as për lodhjen e madhe brenda dhe jashtë orarit, madje as për zvogëlim apo mungesë të kohës së pushimeve, por ankohen kryesisht (për të mos thënë vetëm) për shefat e tyre!

Continue reading “S’KA MË SHEFA.”