NEGATIVITETI NJERËZOR

Disa njerëz nuk funksionojnë dot pa bërë keq.

Nëse nuk lëndojnë dikë, nëse nuk përçmojnë dikë, nëse nuk përgojojnë e ulin dikë tjetër për të lartësuar veten, ata nuk arrijnë të kenë një funksion normal biologjik.

Këta njerëz nuk duken të qetë, luhaten dhe orvaten, krijojnë probleme dhe kërkojnë konflikte. Ata nuk janë të vetëdijshëm mbi negativitetin e tyre por priren ta kërkojnë atë vetëm tek te tjerët.

Nese i has këta njerëz, largohu prej tyre por mos i urre.

Nuk e kanë me ty problemin, nuk e kanë me asnji, e kanë vetëm me veten e tyre.