ARMIKU NR.1 I KRIJIMTARISË.

Shumë e ngaterrojnë me stresin, por jo…

Faktikisht, stresi vazhdon të jetë fenomeni  më i përfolur dhe më i përhapur, por ‘armiku kryesor’ i krijimtarisë  është pikërisht ajo gjëndje që na kap sa herë  gjendemi  të boshatisur…Të paqartë …Të shqetësuar…Të bllokuar…Pa orientim…Pa qëllim… Pa ide.

Kjo gjëndje quhet ‘M-Ë-R-Z-I’.  (*ndërkombetarisht haset me termat: boredom, annoyance, frustration, upset.)Image result for bored

Mërzia është produkt i një gjëndjeje mendore ose/dhe shpirtërore të zbrazët, një ‘udhëkryq’ që reflekton paqartësi, shpërqëndrim, ngërç apo mefshtësi veprimi, deri ne pasivitet, madje arrin deri edhe në dorëzim.

Të mërzitur nuk arrijmë të shohim ‘dritën në fund të tunelit’, nuk dijmë se ç’duam, nuk dijmë ç’të bëjmë…

“S’di se ç’farë të bëj..apo s’di se me ç’fare të merrem” – janë shprehjet më të zakonshme të njeriut të mërzitur.

Në vakuumin e mërzitjes s’ka substancë krijuese, s’ka enerrgji, ndaj edhe kur verojmë në këtë gjendje bëhemi të mërzitshëm. Nuk mund ti japim zgjidhje problemeve, por përkundrazi do priremi të zgjedhim që të qëndrojmë ‘rehat’ me problemin.  Teksa gjendemi të shteruar nga energjitë, kjo lloj rehatije bëhet e vetmja mënyrë që na sjell ‘ndjesinë e sigurisë’, dhe mund të mësohemi me mërzinë…Por, sikurse thamë, kjo s’është ‘rehati’, por ‘dorëzim’ ndaj rrethanave të jetës!Related image

Lajmi i mirë është që ç’do problem, ka gjithmonë një shkak! Dhe nëse gjejmë shkakun, kemi cekur zgjidhjen!

Së pari: Cili është SHKAKU kryesor i mërzitjes?!       

Përgjigjia:  Rutina.

Rutina, pra, sjell mërzinë…Rutina është ai proçes kohor që përmban dhe përsërit të njejtat ndodhi dhe të njëjtat zakone.  Kështu, zakonet e njejta me kalimin e kohës bëhen zakone të vjetra.  Si të vjtetra, ato konsumohen dhe nuk sjellin asgje të re. Kjo na merzit, ritmi monoton i rutinës...Sepse kështu konsumohemi dhe vjetërohemi edhe ne.

Cila është ZGJIDHJA?     

Përgjigjia: Zakone te reja!

Image result for new habits old habits

Zakone të reja, por, si?

Përgjigjia:…LËVIZJA dhe NDALIMI!  Me pak fjalë, të jemi në gjendje që të dimë se kur duhet të lëvizim dhe  se kur duhet të ndalojmë. Me pak fjalë, të krijojmë RITËM!

Tingëllon paksa ‘mekanike’, por që t’i shpëtojmë mërzitjes na duhet ritëm. Ritmi krijon lëvizje, gjendje, ndërton diçka, sjell ndryshim, plotëson nevoja dhe na bën faktor veprimi  dhe ndërveprimi …

Thënë këto: Nëse mërzitemi teksa gjendemi diku, le të lëvizim për diku tjetër!- Kështu çlirohemi.

Mërzitemi teksa shikojmë të njëjta gjëra, le të levizim e të sikojmë diçka tjetër! – Kështu lehtësohemi.

Nëse na rri mendja në një ngjarje, le të ndalojmë mendimin, le të qetësohemi, të qartësohemi dhe lëvizim në diçka tjetër… – Kështu kapërcejmë ngërçet.

Kemi debate të vazhdueshme me dikë, le të ndalemi, të reflektojmë dhe ndryshojmë qasjen, të korrigjohemi dhe të lëvizim në qasje të re, në diçka më konstruktive… – Kështu vendosim situatat në favor reciprok.

Mërzitemi duke folur, ndalojmë, fillojmë të dëgjojmë!…Mërzitemi duke dëgjuar, lëvizim, fillojmë të kuptojmë!…Mërzitemi duke kuptuar, lëvizim, fillojmë të veprojmë…Lëvizim dhe mendojmë, ndalojmë dhe kuptojmë…- Kështu kursejmë por dhe fitojmë energji. Njëkohësisht kemi thyer rutinën.

Tapene

Në Zejlandën e Re, drejtori i kolegjit Northland, Xhon Tapene (në foto) pasi konstatoi dhe u përball prej vitesh me ankesat e shumta e të përsëritura nga një masë studentësh të mërzitur, vendosi të shkruajë këtë mesazh në gazetën e shkollës: 

Gjithmonë  dëgjojmë ankesa nga adoleshentët, ‘Ç’farë  të bëjmë, ku  të shkojmë?’

Përgjigja ime është kjo: Shkoni në shtëpi, krasisni barin, lani xhamat e dritareve, mësoni si të gatuani, ndërtoni diçka prej druri, kërkoni për një punë, vizitoni të sëmurët, studioni mësimet e shkollës dhe mbasi të keni mbaruar këto, lexoni një libër.

Vendi juaj nuk ju ka borxh që t’ju ofrojë ambiente çlodhëse dhe prindërit tuaj nuk kanë detyrim që t’ju argëtojnë.

Bota nuk ju detyrohet që ju të jetoni,  ju i detyroheni botës.

Ju i detyroheni kohën tuaj, energjitë tuaja dhe talentin tuaj, në mënyrë që askush mos të jetë në luftë, në varfëri ose në sëmundje dhe ende në vetmi.

Me pak fjalë, rrituni, mos u qani, dilni nga bota juaj e ëndrrave dhe zhvilloni një karakter të fortë, jo një dëshirë.

Filloni të silleni si një person përgjegjës.

Ju jeni të rëndësishëm dhe jeni të  nevojshëm.

Është tepër vonë për t’u ulur dhe të prisni që dikush të bëjë diçka një ditë.

Ajo ditë është tani dhe ai dikushi je ti.”

Image result for relax

Përgjegjësia, pra, na qartëson mbi faktin që JEMI TË RËNDËSISHËM DHE TË NEVOJSHËM.

Kjo ekzistencë na shtyn të përmbushemi, të lëvizim, të zgjerohemi, të provojmë, të ndjejmë, të eksperimentojmë, të lëshohemi, të ndalojmë, të gjejmë qetësi, të gjejmë zhurmë, të reflektojmë, të ekspolorojmë, të kenaqemi,  të shërbejmë, të jetojmë, të jemi bashkë me të tjerët…Quhet JETË.

Thënë  gjithë këto , nëse këtej e tutje na ndodh të merzitemi, me apo pa shkak, le të mendojme PËRGJEGJËSINË, shoqëruar faktin që: JETA KËRKON LËVIZJE DHE PUSHIM…LËVIZJA DHE PUSHIMI JANË RITËM…NDAJ, JETA KËRKON RITËMDHE PASTAJ RITËM

Ka kaq shumë gjera për të bërë… (Gjëra që sjellin ritëm)… Dhe kaq shumë për të mos bërë, (hapësira qetësie, të cilat formojnë ritmin)… Zemra jonë punon në të njejtën logjikë ritmike… Ne jemi krijuar që të provojmë dhe të përjetojme dhe jo që të ecim në rutinë si brejtesi tek rrota e kafazit… Le të jetojmë përherë ritmin tonë, kjo është kaq e bukur dhe e veçantë, pasi ne e caktojmë vetë!… Përherë të endemi jashtë kafazeve… Jashte mërzisë, ku mund të krijojmë jetë.