2 KRITIKA DASHAMIRËSE DISA MEDIA-PORTALEVE

Dy fjale per Alketen e shumeperfolur dhe per disa media-portale te pa ndriçuara.

Qe media-portalet tona jane te ster-tepruara ne numer per nje treg kaq te vogel si Shqiperia, kjo dihet. Qe shumica prej tyre nuk kane nivel te larte profesionalizmi, formimi kulturor, etike komunikimi, deshire e fantazie per te krijuar nje programacion zhvillues dhe informues per publikun shqiptar, edhe kjo po konstatohet nga viti ne vit. Por qe disa prej tyre te arrijne deri sa te sulmojne nje grua dhe nene qe del ne TV-ne e 60.000.000 shikuesve, sikur te ishte “politikani i korruptuar dhe mafioz i radhes”, e ta tallin se pse ngaterroi nje folje ne italisht gjate prezantimit ne San Remo dhe ta pergojonin deri ne thashethemet me te uleta, e deri te relatat e saja personale me burrin e saj, etj, etj, as qe mund te imagjonohej as ne katundin me te humbur!

Pa dashur te futem ne analize te thelle te ketij handikapi mendor dhe kompleksi inferioriteti, te mbrapshte e te trasheguar te kesaj pjese, fatkeqesisht te dukshme te shoqerise tone, qe gezohet kur ti rrezohezh dhe trishtohet kur ti ben perpara, doja te ndaja vetem dy fjale (a ne daç keshilla) per keto mediat tona qe zgjedhin sharjet per lajm ne vend te vete lajmit per lajm, me shprese dhe deshiren e mire se mos ndoshta dikujt prej tyre nje dite do ja zere syri kete postim modest, e do ndikohet qe te reflektoje e te zgjedhe te punoje ne vendin e punes, ne vend qe te llomotise trillimet e radhes per te terhequr vemendje :

Continue reading “2 KRITIKA DASHAMIRËSE DISA MEDIA-PORTALEVE”

‘RECETA’ PËR NJË JETË ‘KRIJUESE’!

Pse lodhemi kaq shumë?

Receta ime:

1. Mos mbaj inat me tjetrin! Ligësia gjithmonë pasqyron dobësitë dhe vuajtet e fshehura. Nëse tjetri të ka lënduar, dije që dikur, diku, dikë ose disa i ke lënduar dhe ti!

2. Mos kij pritshmëri për asgjë!Propabiliteti që diçka të realizohet fiks siç të pëlqen është 1 në 1.000.000.Sepse ndjenjat s’kanë saktësi logjike, por emocion abstrakt!Bota dhe shoqëria s’na detyrohet asgjë, ne i detyrohemi botës për të lënë pas një shoqëri më të mirë.

Continue reading “‘RECETA’ PËR NJË JETË ‘KRIJUESE’!”